Përdoreni Firefox-in si shfletuesin e ndërmarrjes tuaj
Firefox-i lejon shfletim të siguruar, të qëndrueshëm dhe të përqendruar te privatësia dhe të përshkallëzueshëm. Me rregulla ndërmarrjeje te Firefox ose Firefox Extended Support Release (ESR), entet përfitojnë zhdërvjelltësi, kontroll dhe transparencë, në një shfletues të besuar, me burim të hapët.
Mbrojtje në shkallë ndërmarrjesh, dhënë nga Firefox-i
Firefox-i ndërthur transparencë burimi të hapët me veçori të thelluara sigurie dhe përditësime të shpeshta, për t’ju ndihmuar të ruani të dhënat e entit tuaj.
Aplikojeni kur dhe si të doni
Me paketa instalimi dhe një shtrirje të gjerë rregullash dhe veçorish grupesh, sendërtimi është më i shpejtë dhe më i zhdërvjellët se kurrë — dhe një grimë, për mjedise Windows, Linux dhe macOS.
Cikle hedhjesh në qarkullim që i përshtaten entit tuaj
Zgjidhni Firefox-in, për veçoritë më të reja dhe hedhjet e qëndrueshme në qarkullim çdo katër javë, ose Firefox ESR për qëndrueshmëri afatgjatë, përditësime periodike sigurie dhe hedhje të rëndësishme vjetore në qarkullim.
Shkarkim Enterprise
Windows 64-bit
macOS
Windows 32-bit
Shkarkoni Firefox ose Firefox ESR për gjuhë ose platformë tjetër.